Femra Sot

Thursday, Jul 31st

Last update12:57:56 PM

You are here Shëndeti Intime Infertiliteti tek femrat

Infertiliteti tek femrat

Në ditët tona janë të rralla problemet e infertilitetit që nuk kanë zgjidhje.Kësaj i thonë sterilitet.

Me rritjen e teknologjisë edhe mundësitë janë rritur. Gjëja e parë që duhet bërë kur një çift kontakton me mjekun është një kontroll i imët i të dyve sepse problemi mund të jetë tek organet gjenitale por mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër.Kurimi ndryshon sipas shkakut.

1) Problemet me ovulacionin:
Këto janë shkaku më i shpeshtë. Ovulacion d.m.th shkëputja e një qelize (veze) nga vezorja për tu fertilizuar.Problemet me menstruacionet mund të jenë një shenjë e problemit me ovulacionin.Por edhe gratë që nuk kanë probleme me menstruacionet mund të kenë probleme me ovulacionin.

2) Dëmtimi i kanaleve të mitrës (tuba uterina):
Nëse këto kanale janë të bllokuara plotësisht apo pjesërisht pengojnë takimin e sperms me vezën. Prej problemeve që dëmtojnë kanalet mund të përmendim infeksionet e organeve gjenitale, endometriozis, operacionet e kësaj zone, shtatzania ektopike etj.

3) Endometriozis:
Endometriozis është ekzistenca jashtë mitrës e indit që rrethon pjesën e brendshme të mitrës.

4) Faktorët e mitrës dhe e qafës së mitrës (serviksit):
Polipet (copëza mishi që dalin prej mitrës ao qafës së saj ), problemet me formën e mitrës, enfeksoinet e ndryshme, cilësia e mukusit (sekrecion që prodhohet prej gjendrave qafës së mitrë).

5) Mioma :
Është tumor i mirë i cili në varësi të vendodhjes, numrit apo madhësisë mund të bëhet shkak për infertilitet.

6) Problemet imunologjike:
Këto probleme kanë lidhje me antikorpet (antitrupat) që sulmojnë qelizat e sperms apo të vezëve dhe i dëmtojnë ato. Kurimin e kanë të vështirë.

7) Shkaqet e panjohura:
Në një pjesë të çifteve nuk gjendet asnjë shkak i cili të shpjegojë infertilitetin. Megjithatë edhe në këto raste mundohet të krijohet shtatzani me anë të IVF ose inseminacionit.

Diagnostikimi
Për diagnostikimin e infertilitetit duhet bërë një vizitë dhe disa teste si Eko-ja, matja e hormoneve, nëse duhet pamja e kanaleve duke dhënë lëndë opake, histeroskopi, laparoskopia etj.

Kurimi
Kurimi ndryshon sipas shkakut. Ka kura me ilaçe dhe deri tek IVF (fertilizimi me epruvet) apo inseminacioni (injeksioni i qelizave të spermës në mitër).

njomza-222

radiovati