Femra Sot

Thursday, Sep 18th

Last update10:38:28 AM

You are here Shëndeti Intime Kontraceptivët

Kontraceptivët

Sot egzistojnë menyra të ndryshme për parandalimin e shtatzanisë së padëshiruar : prezervativ, kontacepitv oral, diafragma etj.

Por,në qoftë se nuk keni poërdorur asnjërën nga këto metoda kontraceptivë ose nëse ndodhë “aksident” (prezervativë i shkyer) dhe nuk doni të rrezikoni të mbeteni shtatzënë, mirë është ta dini që keni mundësi për parandalimin e shtatzanisë pas mardhënjeve seksuale të pambrojtura.

Tabletat kontraceptive urgjente duhet të perdoren vetëm në raste ekstreme.

ÇKA PARAQET  KONTRACEPCIONI URGJENT?
Kontracepcioni urgjent paraqet përdorjen e tabletave (të quajtura “një ditë pas”) me qëllim që të parandalohet shtatzania e padëshiruar për shkak të mardhënjeve seksuale të pambrojtura. Tabletat i  përmbajnë të njejtat hormone që janë edhe tek anti-bebe pilulat  që përdoren për kontracepcion të rregullt.

Në varshmëri nga ajo se në cilën fazë nga cikli menstrual përdoren, ata e parandalojnë shtatzëninë në menyra të ndryshme:

Hormonet nga tabletat  mund të parandalojnë ose ta zgjasin ovulimin ( lëshimin e qelizës vezë), ndërsa shtatzania nuk mundet të fillojë nëse  nuk ka qelizë vezë të papjekur.

Hormonet , mund të shkaktojnë dhe ngjizjen e sekretit cervikal. Sekreti i trashur cervikal ju ndalon spermatozoideve të arijnë deri te qeliza vezë.

Njëherit, hormonet mund dhe ta dobësojnë  mbështjellësin e mitrës, që qeliza vezë të mos mundë të fekonduar e të zhvillohet.

Êshtë e nevojshme të përmendet se këto tableta nuk shkaktojnë abort. Kjo do të thotè nëse tashmë jeni shtatëzënë, përdorimi i tabletave “një ditë pas” nuk do të shkaktojë ndalimin e shtatzanisë.

SI DUHET TË ZBATOHET?
Siq tregon dhe vetë emri, kontracepcioni urgjent  duhet të përdoret vetëm në raste ekstreme urgjente. Në asnjë mënyrë nuk duhet të perdoren tabletat  “një ditë pas” si kontraceptivë i rregullt ose të përdoren në mënyrë profilaktike,  sepse mund të ketë ndikim negativ mbi shëndetin tuaj.  Përdorini hapat kontraceptiv urgjent  nëse keni pasur mardhënje të pambrojtura seksuale dhe nëse partneri  juaj  ka ejakuluar mbrenda tek ju.

Edhe pse këto tableta  quhen “një ditë pas” ato janë efikase 72 orë pas mardhënjeve seksuale. Sa më shpejt  mirren aq më tepër zmadhohet efekti I tyre.
Varësisht nga firma e prodhimit mundet të ketë 1 ose 2 tableta. Tableta e parë  perdoret sa është e mundur më shpejtë pasi të keni mardhënje seksuale. Në qoftë se është edhe e dyta, atë duhet ta përdorni  12 orë pas të parës.

SA JANÊ EFIKASE?
Në  qoftë se tabletat përdoren sipas udhëzimeve të treguara dhe ne afat prej 72 orësh efekti sillet reth 75-89%.Asnjëherë  nuk mundet të jeni të sigurtë se tabletat e këtij tipi  do ta parandalojnë shtatzaninë, por janë mjaft efikase.

ANÊT NEGATIVE TÊ KONTRACEPTIVËVE URGJENT
Te shumica e femrave, pas perdorimit të tabletave për kontracepcion urgjent paraqiten efekte anësore: mundim, dhimbje e barkut, lodhje, kokëdhimbje, ndjeshmëri e gjinëve, mbajtja e lëngjeve dhe marramendja.

Përveq kësaj, mund të paraqiten edhe ndryshime në ciklin menstrual. Një pjesë e madhe  e femrave fitojnë menstruacione javën e njejtë kur i kan përdorur tabletat, por te disa paraqitet edhe vonesë e ciklit.
Me ndihmën e këtyre tabletave mundeni të parandaloni shtatzaninë e padëshiruar , por jo edhe  transmetimin eventual të sëmundjeve të transmetueshme sekskualisht.  Për këtë shkak,mënyra më e mirë që të mund të keni  kokën rehat është të përdorni  masa efektive të provuara për mbrojte si prezervativët.

KÊSHILLA
Êshtë shumë  e rëndësishme ta mbani në mend se tabletat “një ditë pas” duhet të përdoren vetëm ne raste ekstreme. Mos lejoni të gjindeni në situatë  ku do të duhet të përdorni  dy herë kontraceptiv urgjent në periudhë të shkurtë.
Edhe pse tabletat mund të blihen edhe pa receta , më së miri është para se ti përdorni të konsultoheni me gjinekologun tuaj. Nëse vëreni se ndonjë efekt anësor paraqitet kohë të gjatë menjëherë  caktoni termin te mjeku.
Tabletat “një ditë pas” mundet të parandalojnë shtatzaninë, por jo edhe  të ju mbrojnë nga STS, pra mendohuni mirë para se të vendosni të praktikoni seks të pambrojtur.

njomza-222

radiovati