Femra Sot

Friday, Oct 31st

Last update10:32:41 AM

You are here Familja Fëmijët Si t’i edukojmë fëmijët

Si t’i edukojmë fëmijët

Fëmijët e kuptojnë rëndësinë e respektit nëse shohin respekt dhe mirësjellje në shtëpi dhe në mjedisin ku jetojnë. Kontrolloni librat që lexojnë dhe programet televizive të cilat ndjekin.

Fëmija juaj është i pasjellshëm, përdor fjalë të papërshtatshme, nuk di si të sillet dhe nuk ia ka idenë e respektit? Televizioni ndikon në formimin e karakterit të fëmijëve.

Por edhe sjellja dhe mënyra e të folurit e nënës-babait dhe pjesëtarëve të familjes luan një rol të rëndësishëm në edukimin e tyre. Fëmijët në fillim respektin e shohin tek ju.

Ankesa më e shpeshtë e familjeve bëhet rreth sjelljeve të pahijshme të fëmijëve. Fëmijët nuk tregohen fare të kujdesshëm në mënyrën e të ulurit, të folurit pranë të rriturve. Ulen këmbë mbi këmbë pranë të rriturve, flasin krejt haptazi dhe grinden në mënyrën më të turpshme.

Padyshim se televizioni dhe ambienti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e situatave të tilla tek fëmijët . Sjelljet e kundërta me respektin, mirësjelljen, etikën dhe kulturën të shfaqura në telenovela nxisin më shumë sjelljet e pahijshme dhe zgjedhjen e një modeli shembull nga fëmijët. Përdorimi i një metode të gabuar i nënës dhe babait rreth temës së respektit shkakton një shmangie, largim të fëmijëve.

Fjalët fyese dhe ofenduese të përdorura nga nëna apo babai gjatë diskutimit me njëri-tjetrin ndikojnë negativisht tek fëmijët. Edhe pse prindi nuk e kupton, në atë çast fëmija ndikohet jashtë mase nga ato fjalë. Fillon të sillet në të njëjtën mënyrë edhe me moshatarët e tij.

Në shumicën e rasteve fëmijët të cilët nuk janë të sjellshëm ndaj të tjerëve nuk kanë respekt as për veten e tyre. Sa më shumë sjellje të hijshme dhe fjalë të mira të ketë brenda familjes aq më shumë pritet që fëmija të jetë i edukuar dhe i sjellshmëm. Fëmija i cili ushqen ndjenjën e respektit ndaj të rriturve, mbron të tjerët, nuk dëmton ambientin ku jeton as materialisht as moralisht mund të përkufizohet si një fëmijë i edukuar.

Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i edukuar atëherë silluni seriozisht përsa i përket çështjeve serioze. Ky seriozitet duhet të ruhet që nga fillimi deri në fund të fjalës pa i hapur rrugë talljeve. Sa më serioz të jetë prindi në shpjegimin e çështjes aq më tepër do ta vlerësojë fëmija. Me seriozitet nuk nënkuptohet përdorimi i dhunës por kuptohet vendosmëria dhe siguria në fjalët e thëna.

Vëzhgoni fëmijën tuaj

  • Nëse ju përgjigjet në mënyrë të papërshtatshme ndaj çdo fjale tuaje.
  • Nëse sillet keq me të gjithë dhe flet me zë të lartë.
  • Nëse para mësuesit flet në mënyrë të pasjellshme dhe në shtëpi bën komente të pakëndshme rreth tij.
  • Nëse i përdor pa asnjë problem, krejt i qetë fjalët e pista.
  • Nëse është agresiv ndaj shokëve, atëherë medoemos duhet të kontrolloni sjelljen e tij.

Mësojeni të falenderojë dhe të kërkojë falje.

Mësojeni fëmijën tuaj që në moshë të vogël të jetë i sjellshëm jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj të gjitha gjallesave përreth tij.
Duhet të ndajmë nga njëra tjetra besimin në vetvete dhe respektin. Mos lejoni që në emër të fitimit të besimit në vetvete fëmija të flasë lirshëm çfarëdo lloj gjëje që do.Si një nënë apo baba silluni me tolerance ndaj gabimeve të fëmijëve brenda kufijve të përcaktuar.
Kur fëmija meson disa rregulla duhet t’i zbatojë jo pse i thotë nëna apo babai por sepse beson që janë të drejta.Mos përdorni fjalë të këqija përballë fëmijës dhe mos e kritikoni.
Falenderojeni kur bën diçka të bukur apo kur i plotëson detyrat e tij.

Mos u tallni me të.

Për ta mësuar të kërkojë falje dhe të falenderojë kërkoni falje dhe falenderoni në çastin e duhur.
Nëna apo babai nuk duhet të përdorin fjalë ofenduese përballë njëri-tjerit apo të sillen në mënyrë të tillë pranë fëmijës. Fëmija i cili nuk vlerëson nënën dhe babanë nuk mund të marrë asgjë prej tyre.

njomza-222

radiovati