Femra Sot

Tuesday, Jul 29th

Last update12:57:56 PM

You are here Dieta & Fitnes Dobësimi Qumështi, ideal për humbjen në peshë.

Qumështi, ideal për humbjen në peshë.

Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë, raporton noa.al duke cituar studimin e bazuar në fakte dhe sondazhe të shkencëtarëve amerikanë.

Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.

Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.

Dieta me qumësht – menyja

  • Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.
  • Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
  • Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
  • Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe një gotë kos.
  • Pas Darkës: 1 dardhë, kos.

3 Mënyrat ideale për të rigjeneruar lëkurën

Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme. Gjithsesi evito këtë problem me tri këshillat e mëposhtme.

Dieta AD HOC (e përkohshme)

Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni.

Aktiviteti fizik

Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Është vërtetuar që meditimi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.

Trajtimet

Në kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. Në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrëzëllitëse.

… dhe një ushtrim për të luftuar rrudhat
Nxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. Ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës.

njomza-222

radiovati