Femra Sot

Thursday, Oct 23rd

Last update10:38:28 AM

You are here Category Table Si të silleni në takimin e parë?

Si të silleni në takimin e parë?

  • PDF

Cka  duhet të bëni në takimin e parë?
Takimi i parë shumë shpesh ju bën që të ndiheni nervoz .

Ndjeni  që duhet të dukeni bukur dhe të silleni sa më mirë që është e mundur.

Cka sakt duhet në bëni që të lini një përshtypje të mirë? Ja disa këshilla :

1. Dukuni sa ma mirë që është e mundur.  Vishni diqka të bukur por mos e teproni. Grimi nuk duhet të jetë shum i theksuar. Mundohuni që të dukeni sa më praktike. Kujdesuni qe flokët të jene të freskëta dhe të pastërta, thojt e regulluar  dhe definitivisht mos përdorni parfem me erë të rëndë.

2. Bëhuni e sjellshme. Buzeqeshuni, relaksohuni dhe mos u frikësoni që  në bisedë të fusni një doze të vogel humor. Bëjeni një kompliment të vogël.

3.  Ndërroni temen e bisedës. Mos hyni shum thellë në një temë  që mos të ndodhë që në fund vetëm ju të flisni vetë me veten dhe ai vetën të lëviz kokën. Bisedoni për tema të ndryshmë që të tregoni që jeni një person i interesuar dhe me njohuri të ndryshme.
4. Parashtroni pyetje, por me maturi. Ashtu do ti tregoni që jeni e interesuar për atë që ai po flet. Mos lejoni qe ai të ndjehet si në provim. Ruajeni një pyetje si xhoker kur nuk keni për çka të bisedoni ashtu që ta largoni qetësinë e padëshiruar.

5. Dërgojani një SMS . Të nesërmen në mengjes dërgojani një SMS  dhe tregoni që keni kaluar shumë mirë. Ashtu do ta nxisni që takimin e dytë ta organizoj më shpejtë.

6. Fokusohuni te ai. Është shume e pasjellshme dhe irutuese nëse tërë kohën i shiqoni njerëzit rreth jush. Mos u jepni rëndësi njerëzve reth teje. Kushtoni vëmendje vetëm atij ashtu ai do të ndjehet i rëndësishëm dhe do të ketë më shumë tespekt  për juve.

7. Bëhu reale: Mos e paramendo martesën tënde qysh në takimin e parë. Vlerësoni realisht atë që e flet ai dhe mendohuni mirë se a është tipi yt apo jo. Mos  jeni shumë optimiste se ashtu do të dëshproheni më shumë.

Çka nuk duhet të  bëni në takimin e parë?

Pasi që e kuptuat se çka duhet të bëni në takimin e parë, tash mësoni se çka nuk duhet të bëni që të paraqiteni sa më mirë dhe  menjëherë të merrni ftesën për takimin e dytë.

1. Mos  i jepni shumë informata rreth jetës tuaj private. Megjithatë është takimi  juaj i parë. Mos i tregoni gjithçka reth jetës suaj lëreni që ai të interesohet vetë. Në takimin e parë lëreni biseden që të rrjedhë vetë.

2. Mos flisni për ex-Te dasurin tuaj. Nëse vazhdimisht e përmendni  ex-të dashurin , ai do të mendoi që ende jeni e dashuruar në te dhe do të largohet nga ju.

3. Mos u shpejtoni me përfundime. Mos e vlersoni qysh në takimin e parë. Jepi shancë që të njoftoheni më mirë dhe pastaj vendosni se a është tipi i juaj apo jo. Përshtypja e parë mund t’ju gënjejë.

4. Mos u vononi. Kuptohet që femrave ju duhet më shum kohë për tu pregaditur, vecanërisht nëse bëhet fjalë për takimin e parë. Planifikoni më herët  kohen që të mos vonoheni. Saktësia flet shum për karakterin dhe ju sigurisht nuk dëshironi që ta dëshproni  në takimin  e  parë me vonesën tuaj .

5.  Mos konsumoni shum alkohol. Një apo dy gota  vetëm do tju ndihmojnë që të liroheni në bisedë. Gjthcka që është më e tepruar vetëm do tju bëjë që most ë keni kontroll se cka flisni.

6. Mos ju dorëzoni  tërësisht. Edhe pse keni kaluar shumë mirë kjo nuk do të thotë se ju duhet menjëhere të shtriheni me të në shtrat. Lereni kjo pun të ndodh pak më vonë, kështu të dy do kë keni më interesant.

7. Mos u mundoni që të bëheni ajo që nuk jeni. Nëse jeni adhuruese e Hip-Hop muzikës mos thoni që ju pëlqen muzika Rock vetëm përshkak se e dini që ati do ti pëlqej kjo. Bëhuni ajo që jeni që most a dëshproni partnerin më vonë.