Femra Sot

Wednesday, Nov 26th

Last update02:34:54 PM

You are here Bukuri & Fashion Flokët Shkaqet e rënies së flokëve dhe shërimi

Shkaqet e rënies së flokëve dhe shërimi

Telogen effluvium
Ky çrregullim paraqitet zakonisht pas shtatzënësisë, pas ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike , humbjes së madhe në peshë, por edhe pas stresit.

Flokët bien me të madhe çdo ditë. Mund të jetë edhe pasojë e ndonjë ilaçi, sikur që janë p.sh. antidepresivët. Nuk ka ndonjë analizë që mund ta zbulojë këtë sëmundje, por nëse keni përjetuar ndonjë stres dhe tani kanë filluar që t’ju bien flokët, atëherë duhet dyshuar në këtë sëmundje.

1.Çfarë mund të bëni?
Nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga shtatzënësia, apo operimi, atëherë duhet pritur sa organizmi ta marrë veten. Nëse shkaku ka të bëjë me përdorimin e barnave, atëherë duhet biseduar me mjekun për ta zvogëluar dozën, apo për ta ndryshuar ilaçin.

2. Faktori gjenetik
Shkaku gjenetik i rënies së flokëve quhet alopeci androgjene. Gjeni i rënies së flokëve mund të trashëgohet si nga nëna, po ashtu edhe nga babai. Problemi zakonisht paraqitet kur trashëgohet nga të dy prindërit. Nga ky çrregullim vuajnë edhe femrat. Duhet shkuar te mjeku i lëkurës, i cili do të bëjë analizat e nevojshme për ta vënë diagnozën.
Çfarë mund të bëni?
Dy herë në ditë duhet të përdorni ilaçin minoxidil, të cilin duhet ta vini në kokë. Femrat duhet të përdorin doza më të vogla. Por shtatzënat dhe gratë që kanë fëmijë në gji, nuk duhet ta përdorin këtë ilaç.

3. Çrregullimi i gjëndrrës tiroide
Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këtë gjëdërr. Nëse organizmi prodhon tepër shumë, apo pak hormone të gjëndrrës tiroide, atëherë përpos simptomave të tjerë, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.
Çfarë mund të bëni?
Duhet t’i bëni analizat e gjëndrrës tiroide. Mjeku mund t’ju përshkruajë hormone të ndryshme, në mënyrë që të rregullohet bilanci i hormoneve.

4. Lupusi
Te kjo sëmundje autoimune, sistemi imunitar i organizmit sulmon indin e vet të shëndoshë. Krahas simptomave të tjera, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.
Çfarë mund të bëni?
Nëse keni probleme me nyja, apo mjeku ju ka thënë se vuani nga sëmundja e lupusit, atëherë duhet shkuar te reumatologu, por edhe te mjeku i lëkurës.

5. Mungesa e hekurit në organizëm - anemia
Femrat që kanë menstruacione të gjata, apo nuk marrin ushqime të pasura me hekur, janë të prira që të vuajnë nga anemia. Përpos lodhjes, zbehjes dhe dhembjes së kokës, anemia mund të shkaktojë edhe rënie të flokëve.
Çfarë mund të bëni?
Bëjeni pasqyrën e gjakut. Nëse vuani nga anemia, atëherë duhet të përdorni ilaçe adekuate, por edhe të merrni ushqime të pasura me hekur dhe me vitaminë C.

6. Sindroma e vezorëve policistikë
Ky problem mund të paraqitet edhe gjatë pubertetit dhe shkaktohet nga prishja e ekuilibrit hormonal, me ç’rast vezorët prodhojnë sasi të tepërt të hormoneve mashkullore. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë qimet në fytyrë, menstruacionet jo të rregullta dhe cistet në vezore. Mund të paraqitet rënia e flokëve në majë të kokës.
Çfarë duhet të bëni?
Bëjeni analizën e nivelit të testosteronit dhe hormonit DHEAS (dehidroepiandrosteron). Nëse konstatohet se vuani nga kjo sëmundje, atëherë ajo mund të shërohet lehtë, me marrjen e tabletave kontraceptive.

7. Problemet e lëkurës së kokës
Sëmundja e lëkurës së kokës, mund të shkaktojë edhe rënien e flokëve. Psh, kjo mund të jetë pasojë e dermatitit seboreik, psoriazës, etj.
Çfarë duhet të bëni?
Kontrollimi i lëkurës së kokës te dermatologu, ju mundëson që ta dini se nga cila sëmundje vuani. Në bazë të kësaj, pason edhe mjekimi adekuat.

8. Përdorimi i preparateve të tepërta të bukurisë
Përdorimi i tepërt i shamponëve, xhelit, ngjyrave etj. mund të shkaktojë edhe rënien e flokëve. Flokët që bien nuk kanë rrënjë të formësuar. Nëse dermatologu pajtohet me konstatimin se përdorni tepër preparate të tilla, atëherë juve nuk ju mbetet asgjë tjetër, pos të përmbaheni nga përdorimi i preparateve të tilla.

njomza-222

radiovati