Femra Sot

Thursday, Sep 18th

Last update10:38:28 AM

ALL      A     B     C     Ç    D     Dh     E     Ë     F     G     Gj   H     I     J     K     L     Ll    M

N     Nj    O     P     Q      R     Rr     S     Sh     T     Th     U      V     X     Xh     Y     Z     Zh

Këtu ju mund ti gjeni ëndrrat me shkronjën...

G

GABIM

Në qoftë se shihni që bëre ose fole gabim në punë ose me shokët, do të keni sukses në dashuri.

GAFORRE

Në qoftë se shikon sikur po ha gaforre do të grindesh me shokët. Në qoftë se shikon sikur e kap do të keni probleme familjare. Në qoftë se shikon të zihen dy gaforre do të çlirohesh nga armiqtë e tu.

GAGRENË

Në qoftë se sheh ndonjë pjestar të familjes që vuan nga gagrena do të sëmuret dikush ose ti vetë.

GAJTAN

Ngatërresa në çështjet tuaja por që do të zgjidhen aq shpejtë sa që ju nuk do ta prisni.

GALERI

Në qoftë se ëndërroni që vizitoni një galeri arti, do të thotë që brenda jush fshihet një zhgënjim nga lidhja juaj sentimentale. Jeni lodhur dhe kërkoni diçka të re. Ekzistojnë mundësi me perspektivë në punë, e kundërta ndodh në qoftë se shihni galeri të shkatërruara dhe një atmosferë të pakënaqshme.

GARDIAN

Në përgjithësi këdo që të shohësh gardian veten ose dikë tjetër, do të thotë se personi që shikon do të mërzitet dhe do të marrë lajme shumë të këqija. Pengesa dhë dëshpërim.

GARDEROBË

Në qoftë se shikon sikur po ndërton një gardarobë ke shpirt parashikues dhe do të dalësh me fitim. Po e bleve shpenzon kot para.

GARANCI

Në qoftë se një shok të jep një garanci ke mbrojtje nga persona shumë të fortë.

GARDELINË

Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar, pengesa të mëdha do t’u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.  

GARË

Në rast se merr pjesë, do të jesh guximtar në çdo lloj mërzije. Dhe në rast se je i moshuar, prit jetëgjatësi.Në qoftë se shihni që merrni pjesë në një garë rrugore ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitë tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

GATUAJ

Në qoftë se ëndërron një kuzhinier ose kuzhiniere të shtëpisë tënde, ëndrra është e mirë, gjithashtu në qoftë se je i varfër dhe ëndërron kuzhinë. Në qoftë se shikon sikur gatuan, do të të plotësohen dëshirat. Në qoftë se je beqar, do të lidhesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të qetë. Në qoftë se gjendesh në një vend ku ka shumë enë gatimi, do të kesh pasuri dhe sukses. Në qoftë se gjendesh në një kuzhinë pa enë gatimi, do të kesh varfëri. Në qoftë se shikon kuzhinë të digjet, do të pësoni aksidente familjare.

GAZETË

Në qoftë se shihni që lexoni gazetën, shumë nga shokët tuaj ju tallin. Në qoftë se hyni në një zyrë gazete, do të humbni para nga një investim i gabuar që do të bëni.

GËLQERE

Në qoftë se sheh se po përzien gëlqere dëshpërim dhe varfëri është për burrat dhe për gratë është tradhëti nga partneri. Në qoftë se bien brenda në gëlqere kujdes shëndetin.

GËNJESHTËR

Në qoftë se shihni në ëndërr gënjeshtër dashurie, do të thotë që talleni me njeriun që keni lidhje ose e kundërta. Rrezikoni nga ndonjë aksident. Lidhjet me bashkëpunëtorët nuk janë të sinqerta, dhe duhet të veçoni njerëzit që ju simpatizojnë dhe ju vlerësojnë me të vërtetë.

GËRMADHË

Në qoftë se shikon gërmadha qyteti ose ndërtese, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon gërmadhë diçka tënden, do të pësosh dëm të madh. Grua që shikon gërmadha, do të ketë fund të keq në çështjen e dashurisë.

GËRMAZ

Në qoftë se se të presin gërmazin, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në gërmaz, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt i juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gërmazi, do të pasurohesh jashtë mase.

GËRMOJ

Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni, çështjet tuaja janë pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni një varr, do të vdesë një i afërt shumë I dashur dhe do të hidhëroheni.

GËRSHËRË

Në qoftë se shihni që prisni dikë me gërshërë, do të humbni para ose diçka tjetër. Në qoftë se shihni mbi tavolinë gërshërë të mbyllur, do të keni përparim dhe suksese në punë, në qoftë se është e hapur, do të pësoni ndonjë aksident.

GËSHTENJA

Sido që t’i shihni gështenjat, ju pret lumturi dhe dashuri. Në qoftë se i hani është akoma më mirë. Rezultatet do të duken më shpejt. Edhe në fushën profesionale gështenjat simbolizojnë përparim.

GËSHTENJË (pemë)

Në qoftë se shikon një pemë plot me gështenja, do të keni fitime nga punët tuaja. Në qoftë se pema që shikon është vetëm me gjethe, mbështet kot shpresat tek dikush i cili tallet me ty. Në qoftë se ha gështenja të pjekura, do të ngatërrohesh me një person të shpifur dhe vështirë do të shpëtosh nga ai. Në qoftë se blen, dikush mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se je shtatzënë, do të keni një lindje të lehtë dhe do të lindni një fëmijë të bukur. I sëmuri që shikon gështenja do të marrë lajme të mira.

GËZOF

Në qoftë se sheh sikur ke veshur gunë, do të marrësh mërzi për çështje parash. Në qoftë se je vajzë, do të qash për dashurinë tënde. Në qoftë se je i sëmurë, do të keqësohesh. Në qoftë se e hedh, do të çlirohesh nga vuajtjet.

GISHTA

Në qoftë se shihni që humbni një ose disa gishta, do të humbni një të afërmin tuaj, në qoftë se prisni pak gishtin, do të keni një pengesë në familje. Në qoftë se ju dhëmb gishti, do të mësoni që një shok i juaji është i sëmurë rëndë. Në qoftë se shihni që keni më shumë se pesë gishta, do të bëni shokë të rinj dhe të pasur.

GOJË

Në qoftë se shihni që keni gojë të bukur, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është e shëmtuar, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shihni që goja juaj është e mbyllur ose e qepur, ju pret një sëmundje e rëndë, në qoftë se shihni që ju shtrembërohet goja, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi.

GOMAR

Në qoftë se shihni gomar, çështjet tuaja ecin shumë ngadalë,  në qoftë se jeni mbi gomar, ju marrin nëpër gojë, në qoftë se bini nga gomari, lidhja juaj  dashurore do të mbarojë keq. Në qoftë se ju kafshon ose ju godet gomari, do të goditeni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se dëgjoni në ëndërr të ulërasë gomari, do të merrni një letër me lajme të këqia.

GOSTI

Në qoftë se sheh se po bën gosti me dikë do të marrësh lajme të mira.

GOTË

Në qoftë se shihni gotë të mbushur, do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj. Në qoftë se shihni gotë me ngjyrë, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se shihni gotë të thyer, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se një grua beqare sheh t’i japin një gotë plot, së shpejti do të martohet.

GOZHDË

Në qoftë se shihni që ngulni diçka, do të pajtoheni me kundërshtarët tuaj. Në qoftë se shihni thjesht gozhda, do të keni lumturi familjare.

GOZHDOJ

Në qoftë se shikon se gozhdon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i yti. Në qoftë se gozhdon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se gozhdon mobilje, rrezikohet jeta ose pasuria jote.

GRABITJE

Në qoftë se grabit diçka ose para do të humasësh shumë gjëra të cilat do të t’i grabisin të tjerët. Në qoftë se je vajzë dhe grabitesh nga të njohur, do të të kërkojë për martesë dhe nëse të grabit, i huaj do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se je grua e martuar dhe të grabisin, do të kesh lumturi dhe gëzim nëse je burrë dhe grabit një grua do të humbasësh para kot.

GRACKË

Në qoftë se shihni që ngrini gracka për të kapur kafshë, jeni njeri i urtë dhe drejtues i aftë i pasurisë tuaj. Në qoftë se shihni se  kapeni në çark, rrezikoni të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

GRAM

Do të dëgjosh lajme të mira.

GREMINË

Në rast se shikon se je në buzë të greminës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.

GREP

Zhgënjim nga shokët ose gruaja. Në rast se kap peshq me grep, do të ndërhyjnë dhe të tjerë në këtë mes.

GRERZË

Në qoftë se shikoni shumë grerza bashkë, do të ngatërroheni me njerëz dinak dhe të fortë dhe do të merrni lajme të hidhërueshme dhe ndoshta mund të jetë lajm për vdekjen e një personi shumë të dashur tuajin.

GRESË

Në rast se i hani, do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prekni do të keni surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se i sillni në shtëpi, do të marrësh një lajm të keq.

GREVË

Në përgjithësi çdo lloj greve që të shikoni do të thotë diçka e padëshirueshme.

GRINDJE

Në qoftë se shikon sikur grindesh me dikë, ai me të cilin shikon të grindesh do të bëhet shoku i yt më i mirë. Në qoftë se një grua shikon se grindet me partnerin e saj, do të ketë përçarje familjare. Në qoftë se një burrë shikon sikur grindet me gruan e tij, do të ketë probleme të mëdha familjare.

GRIS

Në qoftë se shikoni sikur po grisni rrobat tuaja, do të çliroheni nga hallet dhe barrët që keni shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur grisni këpucët, do të bëni shumë mundime për të fituar, por që në fund nuk do të arrini asgjë. Në qoftë se shikoni sikur grisni libra ose letra, do të merrni një lajm për një zbulim shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur grisni letra dashurie, do të merni lajme të mira nga personi që doni.

GROPË

Në qoftë se shihni që hapni gropë, do të mësoni për vdekjen e një të afërmit tuaj, në qoftë se bini brenda dhe nuk mund të dilni, do të keni zënkë në familje, në qoftë se dilni do të merrni një ndihmë të papritur. Në qoftë se kapërceni gropë do t’ia dilni me sukses në punën tuaj. Në qoftë se shihni gropë në varrezë, do të keni shëndet dhe gëzime.

GRUA

Në qoftë se shihni se flisni me një grua të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shikoni që zihen gra, do të mërziteni për arsye familjare. Në qoftë se shihni grua me flokë gështenjë do të  sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’u ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni grua me të bardha, do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë  udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para, në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopësht do të keni gëzime dhe Në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

GRUMBULL

Në qoftë se shikon grumbull gjërash, prit ngatërresa në familje dhe dikush mundohet të ndërhyjë në çështjet tuaja.

GRUSHT

Në qoftë se ëndërroni që ju japin grushta, të prisni zënie me njeriun që keni lidhje dhe mbase dhe me familjen tuaj. E njëjta ndodh në qoftë se shihni njerëzit tuaj me grushta të shtrënguar. Grushti në ëndërr do të thotë probleme ekonomike dhe profesionale. Në qoftë se jepni ju grushta do t’ia dilni të arrini shumë lart.

GRYKË

Në qoftë se se të presin grykën, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në grykë do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt i juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gryka, do të pasurohesh jashtë mase.

GRYMOSUR

Në qoftë se shikon sikur je i grymosur, ke një trup të sëmurë dhe kujdes. Në qoftë se je grua të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që në të vërtet është i shëndoshë, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që dhe në të vërtetë është ashtu gjendja e tij dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohet.

GUDULISJE

Çfarëdo që të jesh grua apo burrë, po të shohësh se gudulisesh do të thotë se je një person me shumë pasion. Në qoftë se ëndërroni që ju gudulisin ose gudulisni dikë, do të keni lidhje të re dashurore mjaft interesante, por që do të mbarojë shpejt. Në qoftë se dëgjoni të tjerë që gudulisen, do të merrni vesh ndonjë skandal erotik.

GUNË

Në qoftë se shihni që vishni gunë, parashikohet një martesë e mirë dhe gjendje e mirë sentimentale. Gjithashtu do të thotë, që ju mbizotëron një kotësi dhe pesimizëm. Kujdes se mos humbni gjëra dhe njerëz për këtë arsye. Guna në ëndërr parashikon mërzi nga gjëndja ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni tregtar gunash, punët tuaja do të shkojnë shumë mirë.

GUNGAÇ

Në qoftë se je gungaç do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të jetë dhe mërzi për situatë ekonomike. Në qoftë se shikon një gungaç dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.

GURË

Në qoftë se shihni që nuk mund të lëvizni një gur të madh, do të keni pengesa në punën tuaj. Në qoftë se bien gurë nga qielli, do të sëmuresh rëndë. Në qoftë se shtëpia juaj goditet me gurë, do të humbni shumë para, në qoftë se shihni që bëni luftë me gurë, do të ziheni me shokët tuaj. Në qoftë se shihni që keni vënë gurë të çmuar, do të humbni një pjesë të pasurisë tuaj.

GUXIM

Në qoftë se shikon sikur ke guxim, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime. 

njomza-222

radiovati