Femra Sot

Friday, Dec 19th

Last update03:13:30 PM

You are here Argëtim Horoskopi BINJAKËT

BINJAKËT

Karakteristikat e përgjithshme të Binjakëve

Truri dhe goja e binjakëve është si ekspres makinë, çdo herë lëvizin me shpejtësi maksimale.

Kjo është ashtu sepse udhëhiqen nga planeti Merkur, planet i komunikimit. Kjo planet gjithashtu është planet i teknologjisë dhe trurit, duke i bëre njerëz më kurioz në horoskop.

Nëse jeni të lindur në këtë shenjë ju jeni të gatshëm që të pranoni informacione të shumta dhe jeni gjithmonë të gatshëm të mësoni gjëra të reja në jetë. Kur jeni dy persona  të së njejtës shenjë bashkë atëherë argëtimi është shumë më i madh. Ju zakonisht keni 2 karaktere, të cilat ju ndihmojnë që më lehtë ti zgjidhni problemet, por nga ana tjetër shumë shpesh dorëzoheni dhe bini në kundërshtim me vetveten.

Mundeni ti kryni disa punë në të njejtën kohë, keni aftësi ti inspironi të tjerët por nuk i qëndroni besnike një ideje për një kohë të gjatë. Disponimi  dhe mendimi juaj ndërron më shpejt se koha edhe një ditë jeni  shumë senzitiv dhe i dëshironi gjërat e buta dhe të ëmbla, gjërat femërore, ndërsa ditën tjetër ju pëlqejnë avanturat.

Nëse është e mundur mundohuni që ta mbani vetëm njërën anë të karakterit të binjakëve. Personat të cilt jane mesuar që ta përdorin vetëm njërën anë të karakterit të tyre kanë arritur shumë në jetë.

Në dashuri nuk thelloheni shumë, prandaj e keni shumë lehtë që ta ndërprisni lidhjen dhe ta filloni menjhëherë një lidhje të re, apo të keni më shumë se një lidhje në të njejtën kohë. Ju jeni shumë sharmante, simpatike dhe keni shumë shokë në të gjitha sferat e jetës.
Dëshironi të bisedoni dhe keni një milion ide.

Simboli: Binjakët

Simbolizon: Komunikim, dyftyrësi, tregëti, intelektualitet, shokë nga femijëria, udhëtime të shkurta, gjuhë.

Elementi: Ajri

Planeta: Merkuri- planet i komunikimit

Dita e javës: E mërkurë

Ngjyra: E verdhë dhe e kaltërt e qiellit

Numri me fat: 5

Guri i çmuar: Opal dhe Ahat

Profesionet më të mira: Përkthyes/e, shkrimtarë/e, orator/e, avokatë/e, gazetarë/e, mësues/e, politikanë/e, tregëtarë/e, diplomat/e, pilot/e dhe të gjitha profesinet që lidhen me komunikim.

Karakteristikat e mira: Argëtues/e original/e, sharmant/e, avanturistë/e, të gjindshëm/e, intelegjentë/e, kumunikativ/e, gazmorë/e, të dashur.

Karakteristikat e këqia: Shpesh gënjëjnë, depresiv/e, jodiskret/e, jobesnik/e, zavrak.

Karakteristikat që dallohen: Sy të mëdhej dhe duke lëvizur me duar.

Gjërat e dashura: Telefonat mobil, vetura të shpejta, garderob trendy, gitara, muzikë të rëndë, libra.

Gjërat që urrejnë: Rutinën, heshtjen dhe njerëzit me autoritet.

Dëshira e fshehur: Të kenë përgjigje për gjithëçka.

njomza-222

radiovati